Prej disa ditësh në internet po qarkullojnë video dhe foto të ambulancave të parkuara para spitalit Infektiv me pacientë që janë prekur nga Covid-19.
NË drejtim të qeverisë janë hedhur akuza se nuk po menaxhon si duhet situatën dhe se nëpër spitale nuk ka më shtretër.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke publikuar një video ku shprehej se ka shtretër bosh dhe se këto akuza ishin të pabaza.
Ditën e sotme me anë të një video ekskluzive ai ka publikuar se çfarë ndodh brenda ambienteve të infektivit.
Në këtë video shikohet qartë se mjekët janë përdorur për propogandë për të ju përgjigjur pikërisht këtyre zërave ku doktorësh Najada Çomo shprehet se ka shtretër të lirë dhe kapacitete të pa ezauruara.
Edhe nga pyetjet e personit që ka zhvilluar videon duket qartë që është një propogandë e hapur.
/GazetaReforma.com/
Foto e ambulancave me pacientë
Video e publikuar nga Rama:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1050616532034476