Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi ditën e djeshmë që i gjithë vendi të vendosej në karantinë pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka publikuar urdhërat në lidhje me propozimet që u bënë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe se si do të veprohet për përsonat që janë në punë pas orës 22:00.
Ajo që vihet re është që është rikthyer sërish marrja leje në E-Albania. Personat që duhet të lëvizin për punë dhe për nevoja të domosdoshme duhet që të pajisen me leje në portal bëhet me dije në urdhër.
Ky urdhër hyn në fuqi ditën e nesërme.
/GazetaReforma.com/