Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i Kombëtares, Vasillaq Zëri.
Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Zëri ka luajtur edhe me Shkëndijën dhe Dinamon.
Në sajë të kontributit të tij, FSHF i kishte dhënë Zërit titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.
Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë sulmues që ka patur ndonjëherë futbolli shqiptar.