Pasi kryeministri Edi Rama e quajti “halabak” publikisht, ishte ministrja e Drejtësisë që i vuri vulën çështjes duke shkarkuar drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj.
Por akoma pa u tharë boja mbi vendimin e shkarkimit vendi i lënë bosh do të zëvendësohet.
Vetë ministrja Gjonaj ka udhëtuar sot drejt Durrësit për të prezantuar drejtorin e ri të komanduar, i cili do të jetë Florjan Alimadhi.
Mësohet gjithashtu se bashkë me ministren është nisur një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana që do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna.
Në ZRPP Durrës ka shkuar edhe një ekip prej 5 inspektorësh që do të kontrollojnë të gjithë veprimtarinë e deritanishme të kësaj zyre.
Pak ditë më parë kryeministri Rama e quajti “halabak” drejtorin e Hipotekës së Durrësit që bëri “ping-pong” me një qytetar për më shumë se 6 vite. Në takimin me koordinatorët, Rama se drejtori është i shkarkuar dhe se vendimi do të komunikohej nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.