Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Policia ka bërë me dije se një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Shtetasi R.S, 50 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Uniformat blu bëjnë me dije se nuk janë gjetur shenja dhune në kufomë dhe se po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.