Bosnja e Hercegovina ka regjistruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit shifra drastike në lidhje me të infektuarit me koronavirus.
Mësohet se 1 në dy testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Nga rreth 3 mijë teste, 1555 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ndërkohë mësohet se ka patur edhe 21 viktima.
Gjithashtu shifër e lartë është edhe ajo e rasteve aktive, pasi 15.123 janë aktualisht të infektuar.
Që prej fillimit të pandemisë, në Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 43.151 persona, ndërkohë që 1125 prej tyre e kanë humbur betejën me COVID-19./GazetaReforma.com/