Marrëdhëniet me Uashingtonit dhe Ankarasë ka mundësi që edhe të përkeqësohen pas testimeve që po bëhen në sistemin rus S-400, për mbrojtjen ajrore.
Kështu paralajmëroi zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman në një deklaratë pasditen e sotme.
“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dënon me forcë provën e sistemit S-400 të kryer nga Turqia në 16 Tetor, një provë që u konfirmua sot nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan”, tha ai.
Më tej ai shtoi, “Ne jemi kundër testimit të këtij sistemi nga Turqia, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhënien tonë të sigurisë”. /GazetaReforma.com/