Skip to content
Aktualitet

“Duam Presidencën”, Haradinaj ultimatum LDK-së: Nëse jo, Kosova në zgjedhje të parakohshme!

· 1 min lexim

Kreu i Aleancës Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ambicien e tij për postin e presidentit të Kosovës, pasi Hashim Thaçit i mbaron mandati në shkurt të muajit tjetër.

Kreu i AAK-së, ka shpresuar që të arrihet në një marrëveshje me LDK-në për postin e presidentit, në të kundërt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, ai u takua me Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli, por ky takim nuk i dha shumë siguri se mund të bëhet president.

Ish kryeministri nuk e mohon mundësinë e përfshirjes së PDK-së në qeveri, ndërsa shtoi se pret që akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit./GazetaReforma.com/