Një super operacion është bërë nga policia spanjolle.
Si rezultat i operacionit janë sekuestruar 3 ton drogë të llojit kokainë, ndërsa janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve thuhet se ka edhe shqiptarë.
Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale.
Ende nuk ka detaje për personat e arrestuar, por raportohen se janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.