Një jaht i braktisur është gjendur mbrëmjen e sotme pranë portit të Shëngjinit.
Brenda tij nuk është gjetur asnjë person. Policia kufitare që edhe e ka gjetur, do ta ankorojë jahtin në port. Kontroll akoma më i imtësishëm do të kryhet në momentin që anija ankorohet në port.
Dyshimet e para janë se në jaht kanë qenë dy persona, ekuipazh i huaj. Jahti ka nje flamur slloven. Dyshohet se jahti është përdorur për të transportuar lëndë narkotike, dhe pjestarët e kanë braktisur në momentin që kanë parë policinë të afrohej,
Ky është rasti i dytë që ndodh, pasi në shtator të 2019 u gjet një tjetër jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord.
/GazetaReforma.com/