FSHF ka hedhur sot në ambientet e Air Albania shortin për Kategorinë e Dytë të futbollit. Ndërkohë që futbolli ende është në bojkot për shkak të kërkesave financiare ndaj qeverisë, nuk është e qartë nëse do të luhen këto ndeshje. Para hedhjes së shortit klubet janë interesuar për datën e fillimit të kampionatit, por nga drejtuesit e FSHF-së është thënë ‘do t’ju njoftojmë javën e ardhshme’.
Të hënën do të diskutohet për bojkotin, që sipas të gjitha gjasave do të marrë fund. Shortit i vendosur është:
AVA 1, GRUPI A:
Internacional-Valbona
Tërbuni-Shkumbini
Spartaku-Iliria
Mirdita-Shënkolli
Luzi 2008-Gramshi
Klosi-Ada
Sopoti-Bulqiza
JAVA 1, GRUPI B:
Albpetrol-Butrinti
Memaliaj-Naftëtari
Këlcyra-Skrapari
Përmeti-Gramozi
Delvina-Maliqi
Devolli-Tepelena
Labëria (PUSHIM)
/GazetaReforma.com/