Skip to content
Rajoni

Prifti serb heq flamurin shqiptar. Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së

· 1 min lexim

Mediat serbe kanë bërë me dije sot se një prift nga Beogradi hoqi  më 10 tetor ur flamurin shqiptar, i cili ishte vendosur në vitin 1999 nga UÇK-ja në kullën e vrojtimit në Koshare.

Videoja është publikuar nga gazeta serbe Novosti.

https://youtu.be/tv73XJ8CK24

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, citojnë mediat priftin.

Pas publikimit të lajmit reagoi dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e cila kritikoi autoritetet e Kosovës për neglizhencën që kanë treguar ndaj kujdesit të monumenteve.

Të informuar përmes mediave e kemi parë, kjo është e keqja që institucionet e Kosovës nuk përkujdesjen as për varreza, as për lapidare e monumente, që duhet të përkujdesen si nga institucionet komunale, ashtu edhe qendrore. Secili monument duhet me qenë në përkujdesje”,  tha kreu i  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Burimi:Novosti/ Përshtati: GazetaReforma.com/