Skip to content
Të Gjitha

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, thirrje djalit: Dorëzohu, baba jot të pret…

· 1 min lexim

I akuzuari 19 vjeçar për atentatin ndaj makinës së shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj akoma gjendet në arrati. Babai i tij, Arben Hasanaj, ish-polic i kufirit, i bën thirrje të birit, Ilirjanit, me një letër në Facebook që të dorëzohet.

“Drejtuar djalit tem  Ilirianit te  dorëzohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.   I lutem  çdo njeriu qe din apo ka dieni  te me njoftoje.

Baba i jot te pret nje ore e me pare  kam ardh jam ne Shqiperi. Baba te ka shpirt”

Nga të shtënat drejt makinës së shefit të Policisë Bashkiake Malësia e Madhe, Mentor Hasanaj, mbeti i plagosur 37 vjeçari,  ndërsa I ati  Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndodhet në gjendje kome në spitalin e Shkodrës.

Si ndodhi atentati

Ata po udhëtonin në aksin rrugor Shkodër-Koplik me makinën zyrtare të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, kur u sulmuan me armë zjarri nga një motor. Nga breshëria e plumbave u goditën Mentor Hasanaj, 37 vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndërsa Bashkëshortja e policit, Vjollca Hasanaj që po ashtu ndodhej në makinë shpëtoi mrekullisht.