Një shtetas italian, i cili ishte nisur nga Korfuzi në Sarandë, arriti të shpëtohej nga policia jonë.
Jahti i shtetasit italian raportohet se, u mbyt në brigjet e detit Jon, 8 milje larg Kepit të Qefalit.
Sipas policisë italiane, bashkëkombësi i tyre kishte dhënë alarmin SOS gjatë paradites dhe falë ndërhyrjes së policisë së Sarandës u bë shpëtimi i tij.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të mbytjes të jahtit.