Skip to content
Të Gjitha

Italiani shpëtohet nga policia shqiptare, iu mbyt jahti në detin Jon

· 1 min lexim

Një shtetas italian, i cili ishte nisur nga Korfuzi në Sarandë, arriti të shpëtohej nga policia jonë.

Jahti i shtetasit italian raportohet se, u mbyt në brigjet e detit Jon, 8 milje larg Kepit të Qefalit.

Sipas policisë italiane, bashkëkombësi i tyre kishte dhënë alarmin  SOS gjatë paradites dhe falë ndërhyrjes së  policisë së Sarandës u bë shpëtimi i tij.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të mbytjes të jahtit.