Ilir Alimehmeti, epidemiologu i njohur shqiptar, ka ndarë nëpërmjet një postimi në Facebook, lajmin e mirë për miratimin e testeve të reja, shumë më të shpejta për Covid-19.
Mjeku tregon përparësitë që ka ky testim i ri që bëhet deri për 30 minuta dhe jep rezultat, si edhe kushton shumë pak.
Mesazhi i mjekut epidemiolog:
Shume lajm i mire miqte e mi!
Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati!
Ky eshte hapi i rradhes me gjasat me te larta per t’u hedhur dhe eshte plani me realist ne afat te shkurter.
✅ Perparesite e testeve te shpejta:
👍 Rezultati del ne 15-30 minuta;
👍 Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak;
👉 Sensitiviteti eshte 80-90%;
👍 Mund te kryhen ne cdo ambjent;
👉 120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia.
✅ Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:
👉 SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit
👉 Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti
👉 Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi.
Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.
‼Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”):
👉 Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone;
👉 Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro;
👉 Sensitiviteti eshte 70-80%;
👉 Kerkon laboratore te sofistikuar.
Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme.
Forca miq!
Shkenca ecen perpara vazhdimisht!
Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe!
/GazetaReforma.com/