Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një foto në të cilën ka treguar nisjen e delegacionit kosovar me autobus drejt Tiranës për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Kujtojmë se sipas agjendës së takimit, nisja e mbledhjes së dy qeverive do të ndodhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve. Në këtë mbledhje mësohet se do të firmosen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti dhe më pas ka publikuar foton e mëposhtme.