Lideri opozitar rus, Alexei Navalny ka akuzuar së fundmi në një intervistë për gjermanen “Der Spigel” presidentin rus Vladimir Putin se është i dyshuari kryesor për helmimin e tij me një agjent nervor, por tha se nuk kishte frikë nga kthimi në Rusi.
“Unë mendoj se Vladimir Putin Putin qëndron pas helmimit tim dhe nuk kam asnjë version tjetër të asaj që ka ndodhur”, tha Navalny për Der Spiegel.
“Ti nuk ke dhimbje por e ndjen që po vdes”, tha Navalny, teksa përshkruante momentin që agjenti nervor filloi të kishte efektet e para tek ai.
Navalny tha për Der Spiegel se do të kthehej në Rusi, duke shtuar se: “Detyra ime është tani të qëndroj i fortë, kjo është pikërisht ajo që do të bëj dhe nuk kam frikë!”.
Navalny ishte ndjerë keq në avionin i cili nga Siberia po e rikthente në Moskë në 20 gusht. Ai u dërgua në Berlin në gjendje kome, për t’u mjekuar, pas një debati të ashpër mes Moskës dhe Berlinit. Ditët e fundit ai ka dalë nga spitali dhe po rehabilitohet.
Alexei Navalny, u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë muajin e kaluar. Qeveria gjermane konfirmoi substancën toksike, Noviçok në trupin e tij, dhe i kërkoi shpjegime të menjëhershme Rusisë.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Moskës akuzohet për përdorim të substancës kimike Noviçok për të eliminuar kundërshtarët e saj. Në mars të 2018, ky agjent nervor tepër i rrezikshëm u përdor kundër ish agjentit sekret, Sergej Skripal dhe të bijës Yulia në Mbretërinë e Bashkuar.