Aktori i njohur, Neritan Liçaj, një nga aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, ishte ditën e sotme në SPAK. Ai u paraqit, teksa u pyet për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Teksa foli para gazetarëve, Liçaj deklaroi se shpreson që të vihet drejtësia në vend, sepse beteja për mbrojtjen e Teatrit është e drejtë.
“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauzë e drejtë, e luftës së politikës kundër artit. Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara. Vetë Kryeministri Rama ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh kam dashur ta prish atë teatër. Beteja jonë do të vazhdojë. Këtu nuk ke cështje droge, trafiku. Këtu nuk ka rast me genuin ku duhet të bëhet drejtësi. U sulmova nga mazhoranca dhe qeveria. Unë dua drejtësi. Kaq”, tha Liçaj.
Ndërkohë, SPAK ka nisur të marrë në pyetje të gjithë personat që ishin të përfshirë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. E para që u mor në pyetje, ishte avokatja Adriana Kalaja.
/GazetaReforma.com/