Fjolla Morina, këngëtarja e njohur është izoluar në Kukës, në një shtëpi, pas masës me ‘arrest shtëpie’, teksa u kap me 2 pistoleta në makinë.
Kolegia dhe mikja e saj, Fifi, i ka shkuar për vizitë në këto momente të vështira që ajo po kalon. Ajo ka publikuar pamje në Instagram, ku i qëndron pranë. Aty duket Fjolla që po komunikon me vajzën e vogël, Alayah, nëpërmjet celularit.
Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.
“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.
Ajo ka postuar dhe një tjetër foto me Fjollën, duke e theksuar sërish përkrahjen për të.
/GazetaReforma.com/