Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pasojat e pandemisë/ Rënia më drastike që prej 97’-ës, ekonomia shqiptare bie 10% në tremujorin e dytë

10:20 01/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat ditën e sotme, ku tregohet se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri ka pësuar një rënie të fortë, duke u tkurrur me 10.29 përqind në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e pandemisë COVID 19.

Me përjashtim të sektorit të Patundshmërive dhe Bujqësisë, degët e tjera të ekonomisë kanë pësuar një rënie drastike.

Ndërkohë që të dhënat mbi vazhdimësinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, kuptohet që tregojnë një blackout të sektoreve, pasi bëhëet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19.

Megjithatë sipas Institutit të Statistikave, tkurrja me 10,29 përqind përbën rënien më të fortë të rregjistruar që prej vitit 1997.

Sipas Institutit, Tregtia, Shërbimi ushqimor, Akomodimi dhe Transporti, ishin grupet me rënien më të madhe ekonomike, me 26,35 përqind. Ndërkohë paralelisht ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Sakaq, sektori i Ndërtimit dhe Industrisë,  kontribuan me 2.35 përqind në Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke rënë përkatësisht me 10,93 dhe 13,14 përqind.

RRITJE NEGATIVE

Grupi i aktiviteteveTregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68 %. Grupi i aktiviteteve Arte, Argëtim dhe Çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrësee cila ka shënuar një rënie me 19,12 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26 %.

RRITJE POZITIVE

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63 %.

Të vetmit sektorë që i rezistuan goditjes së pandemise në tremujorin e dytë rezultojnë të jenë Bujqësia, me një rritje prej 2,63 përqind dhe sektori i Pasurive të Patundshme me 5,46 përqind. Këto dy degë të ekonomisë, janë gjithashtu të vetmet që kontribuan pozitivisht, por vetëm me gati 1 pikë përqindje.

Ky është tremujori i dytë radhazi, kur regjistrohet një rënie e rritjes ekonomike në terren negative. Në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik zbriti në -2,52 përqind, për shkak të efekteve të tërmetit të 26 Nëntorit, dhe pjesërisht të pandemisë e cila ishte në fillimet e saj. Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit, afro 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Të gjithë bien dakort se ashtu si shumë vende të tjera të botës, dhe Shqipëria, në 2020 do të jetë në recesion. Dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, përkeqësoi vlerësimet e tij, duke folur për një rënie prej 7.5 përqind të ekonomisë vendase, dhe jo – 5 përqind siç kishte parashikuar në pranverë.

Por një ditë më pas kryeministri Edi Rama i qëndroi parashikimeve për një rënie ndjeshëm më të butë, falë fondeve të marra për rindërtimin e pastërmetit dhe paketave të shpëtimit në periudhën e karantinës, siç deklaroi ai.

Nga ana tjetër, opozita ka vazhduar akuzat dhe sulmet ndaj qeverisë, duke thënë se qeveria e ka çuar vendin në një krizë të thellë, pasi ka dështuar totalisht në menaxhimin e situatës të pandemisë.

Burimi: VOA; Përshtati: GazetaReforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ekonomiaInstituti i StatistikavepandemiaRenia drastike

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

‘Muzika përhap Covid’?! WtF! Gazetari tallet me Klosin: ‘Elton Deda, një përçues i rrezikshëm’

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English