Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 115 qytetarë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, njofton Manastirliu.
https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1059817284474321/?extid=kakvbWV5ULKt08Iw&d=n
Ndërkohë ditën e djeshme ishin vetëm 103 qytetarë që arritën ta fitojnë këtë betejë e cila vijon të përhapet me shpejtësi dhe të marrë jetë njerëzish.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në muajin mars kur u shënuar rasti i parë pozitiv e deri më tani ka shkuar në 7732.