Që në ditën e sotme, e hënë 28 Shtator 2020, vendi do të ndikohet nga kalimi i frontit të ftohtë.
Në këtë fillim jave, moti do të jetë me reshje shiu intensive dhe stuhi përgjatë bregdetit në orët e para të mëngjesit kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta përgjatë zonës perëndimore.
Era do të jetë me drejtm Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 11/19°C
Zonat e ulëta 13/23°C
Zonat bregdetare 18/23°C