Skip to content
Aktualitet

Moti i keq kaplon vendin/ Reshje shiu dhe stuhi, si do jetë moti sot e hënë 28 Shtator 2020

· 1 min lexim

Që në ditën e sotme, e hënë 28 Shtator 2020, vendi do të ndikohet nga kalimi i frontit të ftohtë.

Në këtë fillim jave, moti do të jetë me reshje shiu intensive dhe stuhi përgjatë bregdetit në orët e para të mëngjesit kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta përgjatë zonës perëndimore.

Era do të jetë me drejtm Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale  dhe maksimale:

Zonat  malore  11/19°C

Zonat e ulëta  13/23°C

Zonat bregdetare 18/23°C