Pas skandalit të radhës së këngëtares kosovare Fjolla Morina, e cila kishte falsifikuar dokumentat dhe ekon për të rezultuar si shtatzënë, edhe gjinekologu që e falsifikoi dokumentacionin, rrezikon burgimin.
Si pasojë, mjeku është arratisur në Kosovë përpara se gjykata të hetonte vërtetësinë e ekos së Fjolla Morinës.
Tashmë veç akuzave të Prokurorisë, ndaj këngëtares kosovare do të rëndojnë dhe dy akuzat e tjera, “Falsifikim dokumentash” dhe “Deklarim i rremë”.
Në momentin kur është shoqëruar në ambientet e paraburgimit të Kukësit, këngëtarja shqiptare u ndje keq dhe u dërgua me urgjencë në spital. Aty nga rezultatet dhe nga një eko fillestare, ka dalë se Fjolla Morina ishte shtatzënë. Mirëpo, testi i parë i shtatzënisë nuk e ka bindur Gjykatën dhe është kërkuar një analizë e dytë e gjinekologëve. Nga kjo, ka dalë se këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë.
Kujtojmë se këngëtarja u kap pak ditë më parë në doganën e Morinës me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa udhëtonte drejt Tiranës me dy miqtë e saj, Fitim Muji dhe biznesmenin Fisnik Syla.