Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arbër Koten, autorin e vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla.
Kote vrau 34-vjeçarin, babain e dy fëmijëve me thikë në zemër pas një konflikti për motive banale.
Në dëshminë e tij Kote ka shprehur pendim për krimin, ndërsa i ka kërkuar ndjesë edhe familjes së viktimës.
Ndërkohë autori i vrasjes, Arbër Kote, është edhe djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotes.