Mjekimi jo i duhur dhe pakujdesia gjatë operacionit kanë qenë fatale për një zonjë të re nga Korça, 39 vjeçe, dhe nën e dy fëmijëve.
E reja po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private ku dhe ka humbur jetën, ndërkohë që pas ngjarjes policia ka marrë nën hetim mjekun dhe infermieren e klinikës.
Xhensila Duka, 39 vjeçe, nga Korça, humbi jetën në klinikën private pasi po i nënshtrohej një ndërhyrje në zorrën e trashë, por asaj nuk i ka dalë anestezia pas operacionit.
Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve, apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes, por policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj mjekut dhe infermieres që u morën me trajtimin e Dukës.
Ilir Bibolli, 65 vjeç dhe Marinela Postoli, 39 vjeçe, banues në Korçë janë proceduar, pasi dyshohet se, nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.
Duka ka humbur jetën dje rreth orës 16:30 në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
/GazetaReforma.com/