Skip to content
Të Gjitha

Ministrat e Ramës betohen te Meta, i pari Erion Braçe

· 1 min lexim

Sot 7 ministrat e rinj të kabinetit “Rama 2” dhe zëvendës kryeministri kanë marrë zyrtarisht detyrën.

Ata bënë betimin në Presidencë para Kreut të Shtetit një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e tyre.

I pari që ka bërë betimin, ishte deputeti socialist, tashmë zëvendës kryeministër, Erion Braçe. Ndërsa ceremoninë e ka mbyllur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ndërkohë që në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa ende Meta nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin.

Anëtarët e rinj të kabinetit.

1-Erion Braçe, Zëvendës kryeministër

2- Besa Shahini, Ministre e Arsimit

3-Anila Denaj, Ministrja e Financave

4- Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

5-Elva Margariti, Ministre e Kulturës

6- Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

7- Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

8-Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural