Skip to content
Showbiz

“Të premtova se do të këndoja në dasmë!” Poni e lënduar, humb fansen në moshën 22-vjeçare

· 1 min lexim

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Poni ka ndarë me ndjekësit në Instagram një lajm, të trishtë.

Fansja e saj vetëm 22-vjeçare është ndarë nga jeta. Në fillim të janarit Poni e kishte vizituar personalisht Alvinën në New York, ku ishte shtruar në spital.

Këngëtarja ka publikuar momentet nga takimi me fansen e saj që e quan “engjëll” dhe i premton që, sa herë të shkojë në New York, do të këndojë këngët e saj.

“Prehu në paqe engjëll dhe sa herë të vij në New York, unë do të këndoj këngët që ty të pëlqenin. Jeta është e padrejtë. Ishe vetëm 22 vjeçe.

Në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe në shkollë”, shprehet këngëtarja e lënduar nga ikja e parakohshme e Alvinës.

Alvina luftoi për 3 muaj me sëmundjen në spital, por nuk ia doli ta mposhtte.