Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, vijon të publikojë akuza të reja për lidhjet e Klement Balilit me Edi Ramën për trafiqet e drogës.
Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut dy mesazhe të qytetarëve dixhital, ku thuhet se Balili ka shoqëruar Ramën në Rodos për ta prezantuar me trafikantët e drogës.
Berisha shkruan se qytetarët dixhital e kishin paralajmëruar më herët, për lidhjet që Klement Balili kishte me qeverinë. Në mesazhin e parë, të dërguar më 15 maj të 2016-ës në adresë të Berishës, thuhet se Klement Balili kishte shoqëruar Ramën në Rodos të Greqisë, për të takuar sipas tij baronët e drogës.
Postimi i plotë: