Skip to content
Të Gjitha

Merr fund ‘tortura’, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

· 1 min lexim

Prej disa ditësh, ishte kthyer në një makth për të gjithë drejtuesit e automjeteve, por duket se punimet në autostradën Tiranë-Durrës, janë drejt përfundimit. Kompania private, pas punimeve, ka nisur të asfaltojë rrugën.

Prej 12 ditësh kompania mirëmbajtëse po punon duke bërë bllokimin e qarkullimit dhe devijimin e automjeteve në dy rrugët sekondare. Kjo ka shkaktuar një trafik në autostradë si dhe radhë kilometrike mbi 5 kilometra kryesisht në orët e pikut.

Kompania ndërtuese dhe ARRSH kanë deklaruar përfundimin e punimeve në autostradë brenda afatit 2 javor.