Skip to content
Të Gjitha

Fotot pikante/ ‘Ngelësit’ ulen në një rresht

· 1 min lexim

Një ditë e nxehtë kjo e sotmja për politikën shqiptare. Seanca plenare u kthye në një arenë ‘lufte’ mes qeverisë dhe opozitës në lidhje me votimin për shkarkimet e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe po ashtu emërimin e zëvendësuesve të tyre.

Ministrat e rinj që nuk vijnë nga parlamenti kanë qenë në lozhën e sallës, ndërsa të shkarkuarit kanë zbritur nga podiumi për t’u ulur si deputetë të thjeshtë krah për krahë me njëri-tjetrin.

MINISTRAT E RINJ

Elva Margariti Ministre e Kulturës

Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Besa Shahini, ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë

Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë

Erion Braçe, zëvendës kryeministër

Elisa Spiropali ministre për marrëdhëniet me Kuvendin