Skip to content
Të Gjitha

PD gati për sulm? Basha mbledh aleatët

· 1 min lexim

Fill pas largimit të opozitës nga Kuvendi, ku patën përplasje me qeverinë në lidhje me ministrat e rinj të qeverisë, kryetari i PD-së. Lulzim Basha, ka bërë lëvizjen e rradhës.

Basha ka mbledhur aleatët dhe mësohet se takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike.

Burimet citojnë se në takim po diskutohen marrëdhëniet me parlamentin. Po ashtu, bëhet e ditur në orën 19:30 opozita e bashkuar do të mbajë një deklaratë në selinë blu.

Ditën e sotme kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që të merrnin fjalën për debat, kërkesë që u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit.