Skip to content
Të Gjitha

Balla: “Meta nuk dekretoi Cakajn për kapriço”

· 1 min lexim

Pas akuzave të opozitës dhe debateve të ashpra për ministrat e rinj të qeverisë, deputeti i PS-së, Taulant Balla, ka komentuar edhe njëherë mosdekretimin e Gent Cakajn nga ana e Ilir Metës.

Balla tha se gjithçka erdhi për shkak të një kapriçoje presidenciale.

Ne na vjen keq që Presidenti i Republikës sot nuk na bëri të mundur të votojmë edhe dekretin për Ministër të Jashtëm. Dekret që duhet të kishte qenë që javën e kaluar po ti referohemi propozimit tonë për zotin Gent Cakaj, i cili meriton besimin tonë.

Sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhë këtë ngërç të krijuar nga Presidenti i Republikës do të kemi mundësinë që zotin Cakaj ta kemi në kabinetin e qeverisë sonë.

Deri atëherë Kryeministri ka treguar gadishmërinë për të kontribuar në zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar artificialisht nga Presidenti i Repoublikës dhe ka propozuar që ai të jetë Ministër i Jashtëm deri kur Gjykata ti japë fund kësaj kapriçoje presidenciale.”- tha Balla.