Skip to content
Të Gjitha

Aksioni i fundit/ OFL hyn në Tropojë, kush janë të “fortët” që u kërkohet burimi i pasurisë

· 2 min lexim

Operacioni forca e ligjit ka filluar ditën e sotme një aksion të beftë në qytetin e Tropojës. Siaps njoftimit të saj zyrtar, rezulton se janë pesë shtetas të cilëve ia janë konfiskuar pasuritë. Ata akuzohen gjithashtu edhe për vepra të ndryshme penale.​
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
​
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
​
• D. J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
​
• G. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
​
• K. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
​
• M. L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
​
• M. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
​
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
​
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
​
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.