Lajmi i ditës së sotme ka qenë padyshim vetëdorëzimi i Klement Balilit në polici dhe rreth kësaj ngjarjeje, nipi i tij, Rigels Balili ka treguar sesi ka ndodhur.
Në një intervistë ekskluzive për Oran News, ai ka treguar se negociatat kanë nisur që në momentin kur janë njoftuar se është plotësuar dosja e Balilit dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq, ndërsa sot ka qenë dita kur u bë e mundur që të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Policisë. Rigels Balili tregon se ka qenë vetë ai që ka shkuar në zyrën e Drejtorit të Policisë për të bërë negociatën.
Momentalisht Rigels Balili është në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë së Delvinës, dhe në një lidhje të drejtpërdrejt ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarit.
Transkripti i plotë i bisedës:
Ora News: Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?
Rigels Balili: Po
Ora News: Kur kanë filluar negociata?
Rigels Balili: Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu cuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Siç na kanë njoftuar, sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.
Ora News: Ku ka qendruar zoti Balili gjatë kësaj kohe që ka qenë në kërkim?
Rigels Balili: Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm sa e mora dhe dorëzova tek drejtori i policisë?
Ora News: Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?
Rigels Balili: Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin në dorë qe eshte vetedorezuar, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.
Ora News: A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?
Rigels Balili: Aspak nuk ka qene e veshtire. Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë.
Ora News: Për cfare eshte rene dakord?
Rigels Balili: Kushti i vetëm ka qenë që të vetëdorëzohej
Ora News: Do të kërkojë gjykim të shkurtuar?
Rigels Balili: Është pyetje që i takon atij jo mua?
Ora News: Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greqi?
Rigels Balili: Nuk i trembet drejtësisë sepse e deklaron veten të pafajshme. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. E kishte thene që në momentin qe dosja do shkonte ne gjyq do te vetëdorëzohej. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.
Ora News: Si është bërë komunikimi me të?
Rigels Balili: Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.
Ora News: Kanë pasur avokatet komunikim me Balilin?
Rigels Balili: Besoj se po
Ora News: Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?
Rigels Balili: Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.
Ora News: Keni një mesazh për autoritetet?
Rigels Balili: Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull “Eskobar”, edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.
Ora News: Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?
Rigels Balili: Nuk më interesojne, i takojnë të pandehurit.
Ora News: Balili do thotë që është i pafajshëm?
Rigels Balili: Sipas tij, po
Ora News: Duke u përfshirë në negociata, mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?
Rigels Balili: Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve jo ne baze te gojdhenave, se dëgjova, prap politika u përfshi.
Ora News: A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?
Rigels Balili: Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetë dorëzuar.