Skip to content
Rajoni

Dogana e Kakavijës do të punojë vetëm gjatë ditës, rradhë kilometrike për të hyrë në Greqi

· 1 min lexim

Pas lajmit se pikat kufitare me Greqinë, përkatësisht Kakavija dhe Kapshtica do të vijojnë punën vetëm gjatë ditës nga ora 06:00-22:00, ka krijuar rradhë të gjata kilometrike në hyrjen drejt kufirit grek.

Rradha e gjatë është shkaktuar nga kontrollet e imëta që pala greke po kryen ndaj atyre që hyjnë në vendin e tyre por edhe vonesat me bërjen e tamponëve për virusin Covid.

Ndërkohë kujtojmë  se nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditore për të gjithë ata shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kapshticës, rregull ky i vendosur pak ditë më parë edhe për doganën e Kakavijës.

Deri më tani lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.