MEMALIAJ
Është gjetur e mbytur një grua 44-vjecare në lumin Vjosa, pranë qytetit të Memaliajt.
Trupi i pajetë i saj u gjet nga një i ri, që ka lajmëruar menjëherë policinë lokale.
Pas lajmërimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e 44-vjecares, tashmë të dekompozuar.
Trupi i pajetë u transportua në Morgun e Spitalit të Tepelenës.
Forcat policore dhe ata hetimore janë duke punuar për të zbardhur identitetin e gruas dhe arsyet pse ajo u mbyt.