U mbyt në lumin Vjosa, gjendet i dekompozuar trupi i një gruaje në Memaliaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

MEMALIAJ

Është gjetur e mbytur një grua 44-vjecare në lumin Vjosa, pranë qytetit të Memaliajt.

Trupi i pajetë i saj u gjet nga një i ri, që ka lajmëruar menjëherë policinë lokale.

Pas lajmërimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e 44-vjecares, tashmë të dekompozuar.

Trupi i pajetë u transportua në Morgun e Spitalit të Tepelenës.

Forcat policore dhe ata hetimore janë duke punuar për të zbardhur identitetin e gruas dhe arsyet pse ajo u mbyt.

Shpërndaje
Share.

Komento