KRETË
Policia greke informon se një 19-vjeçar shqiptar akuzohet se ka përdhunuar një të mitur greke, pasi ata janë takuar në shkollë.
I riu nga Shqipëria po përballet me akuzën e përdhunimit në një fshat të Komunës së Archanes, pas ankesës së bërë nga e mitura.
Sipas dëshmisë së vajzës të mitur greke, ata janë takuar në një shkollë në zonën ku jetonin dhe më pas shqiptari e ka përdhunuar.
Faqja helene “Ekriti.gr” shkruan se krimi ka ndodhur të enjten në mbrëmje, ndërsa shqiptari u arrestua menjëherë.
I pyetur në lidhje me akuzën, shqiptari ka thënë në polici se gjithcka është bërë me pëlqimin e grekes, me të cilën tha se ka pasur një lidhje.