Skip to content
Të Gjitha

Shkarkimet e padrejta nga puna i kanë kushtuar rëndë shtetit , del shifra marramendëse e paguar nga buxheti

· 1 min lexim

Shkarkimet nga puna i kanë kushtuar vendit një shumë të mirë të ardhurash gjatë vitit 2018. Ekzekutimi që i bëhet këtyre vendimeve ka një kosto të caktuar, mirëpo kjo e fundit për vitin e shkuar ka qenë relativisht e lartë.

VOA e bazuar në të dhënat e marra nga portali joqeveritar “Open.Spending.Albania”, që i referohen pagesave të kryera nga Thesari i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, flasin për 2,595 transaksione të kryera nga janari i 2018 deri në fund të dhjetorit në vlerën e rreth 13,8 milionë dollarëve.

Shifrat që janë përmendur më lartë iu përkasin institucioneve shtetërorë dhe njësive të qeverisjes vendore të cilët kanë humbur në gjyqet që ka ngritur pala e punëmarrësve  për shkakrkim të parejt në Gjykatën Administrative dhe të Apelit të Tiranës.

Sipas VOA,  në pesë vitet e fundit të dhënat flasin për shuëm shkarkime të padrejta,të cilat I kanë kushtuar buxhetit të Ministrisë së Financave mbi 102 milionë dollarë.

Rekordin e shënon viti 2014 që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri kur nga Buxheti i Shtetit u paguan për vendimet gjyqësore rreth 32 milionë dollarë.