Policia e Maliqit, Korçë ka arrestuar një 29 vjeçar me iniciale F.K pasi kishte hapur një sipërfaqe toke enkas për ta mbjellë me kanabis.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi me dron në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatua sipërfaqja me kanabis dhe u kap në flagrancë i riu me iniciale F.K.
Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Maliq
Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.
Finalizohet operacioni i koduar “Dobërçani”.
Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Maliq, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar për kultivim të kanabisit.
Në pranga dhe kryeplaku i fshatit për “Shpërdorim detyre”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2- mujor finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Dobërçani” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• F. K., 29 vjeç banues në fshatin Gopesh.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F. K., i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.
Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.