Pas ngjarjes makabre që ndodhi dje në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra, ka reaguar vajza e çiftit të vrarë.
Ajo u ka kushtuar fjalë prekëse dy prindërve të saj, të cilët u vranë mizorisht nga ish-partneri i saj me të cilin jetonte prej vitesh.
Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, përmes disa postimeve në rrjetin sociale ‘Facebook’ ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen, ndërsa thekson se nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim.
Ndërkohë, pak orë më parë ajo ka shkruar edhe një tjetër status, ndërsa kërkon ndjesën e vëllait. “Si ju vrava unë ju gjeja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla më falni te gjithë”, thuhet në mesazhin e dytë.
Shkëputja e marrëdhënies me Nevil Mataj siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeçarin që kreu masakrën në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.
Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren.