109 milionë euro është shifra që shqiptarët do t’i paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, për shkak të përplasjesve me qeverinë e Edi Ramës. Por fatura në buxhetin e shtetit mund të rëndohet edhe më tej, për shkak të gjyqeve që vijojnë të zhvillohen kundër qeverisë shqiptare.
Unpublished në Euronews raporton se 90 milionë euro mund të jetë fatura e radhës që do të dalë nga buxheti i Shqipërisë. Bëhet fjalë për projektin e “përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”, i cili do të zbatohej nga kompania “Dondi, Itali & Kubota, Japoni”, por kontrata është prishur në mënyrë të njëanshme.
Ka qenë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve që ka ndërprerë kontratën pa konsensus dhe tashmë fatura e kripur do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.