Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi vazhdon të ketë probleme/ Operatorët turistikë:Po punojmë me 50 përqind të kapaciteteve, mungojnë turistët e huaj

16:15 11/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ndonëse turizmi shihet si motori i ekonomisë së vendit tonë, duket se ai ka shumë probleme dhe goditja që ka marrë nga pandemia ka qenë vendimtare.

Turizmi në vendin tonë mbulon 1/5 e ekonomisë dhe ka një peshë prej 22% në GDP, por pandemia e koronavirusit i dha një goditje shumë të madhe. Respektimi i masave të protokollit të ruajtjes së sigurisë, ulja e kapaciteteve të bizneseve, hapja me vonesë e këtij sektori, mungesa e turistëve të huaj dhe mungesa e investimeve dhe përkrahjes nga shteti dhe Ministria e Turizmit janë vetëm disa arsyet se përse ky sektor e ka shumë të vështirë mbijetesën këtë vit.

Nëse një vit më parë në Himarë nuk gjeje vend për të qëndruar, pandemia, ka bërë të kundërtën. Jugu është një nga zonat më të frekuentuara  si nga shqiptarët por edhe të huajt, por ky sezon do të jetë ndryshe.

Duke folur për Report Tv pronarët e hoteleve e restoranteve thanë se po punojnë me 50 për qind të kapaciteteve.

“As sa gjysma e punës që kemi patur vjet. Biznesi po shpreson të punojë të paktën një muaj. Baret e restorantet janë bosh! Plazhet bosh! Punojmë vetëm në fundjavë me pushuesit vendas. Vitet e kaluara s’ka krahasim me këtë vit. Këtu në Himarë, 70 për qind kane qenë turiste të huaj”, tha pronari i një restoranti.

Shqetësimi më i madh për operatorët e turistike është mungesa e turistëve të huaj, pasi ata sillnin të ardhurat kryesore.

“Nuk ka të huaj, mund të takosh shumë rrallë, vitet e kaluara kemi pasur shumë më shumë punë se këtë vit”, thotë një nga menaxherët e restoranteve.

“Situata është e vështirë, klientela është më pak se gjysma, klientela e huaj thuajse nuk ekziston fare”, është shprehur një tjetër.

Nga veriu në jug, ky sektor tashmë ka si synim vetëm mbijetesën, teksa politikat e qeverisë duket se po ia vështirësojnë edhe më shumë këtë gjë.Fakt mbetet që turizmi këtë vit do të punojë me kapacitet të reduktuar, çmimet mund të ulen por përsëri familjet nuk do të kenë mundësi të pushojnë.Askush këtë vit nuk mendon që të sigurojë fitime nga turizmi por thjesht të mbijetojë dhe të ketë sa më pak humbje.Skenarët e mundshëm për turizëm këtë vit janë: Turizmi i brendshëm, turizmi rajonal dhe ai pa kufizime.

Rritja e rasteve mund të bëjë që edhe pas datës 15 që Komisioni Europian të mos marrë një vendim pozitiv për hapjen e  kufijve për shtetasit shqiptare. Deri më tani mund të lëvizet lehtësisht dhe pa asnjë pengesë vetëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa drejt Malit të Zi shtetasve shqiptar u duhet testi negativ i koronavirus.Ndërkohë shtetasit e huaj nuk kanë asnjë pengesë për të hyrë në vendin tonë.

Të lidhura

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali
Aktualitet

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro që i përkisnin një organizate...

14:05 03/07/2025
Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër
Kryesore

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “5D”, ku ka dëshmuar ish-pronari i kompanisë “IGOR Electric”, Eduard...

13:43 03/07/2025
Para

Raporti i OKB-së për qeverisjen dixhitale, Shqipëria me pikë të barabarta me Kanadanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

14:05 03/07/2025
Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

13:43 03/07/2025
Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

13:17 03/07/2025
Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti i Liverpool

Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti i Liverpool

13:02 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.