Tre aksidente brenda dy orësh në Tiranë dhe Shkodër, një viktimë dhe dy të plagosur
Tre aksidente kanë ndodhur brenda rreth dy orësh në Tiranë dhe Shkodër ku ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë plagosur dy persona.
Aksidenti i parë me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve.Drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona në trotuar.28-vjeçarja Lida Hebaj është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Gjithashtu është dëmtuar personi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i nfjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.Sipas policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë ku një 17-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga autobusi Aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 18:35, ku drejtuesi i autobusit me iniciale F.G., ka aksidentuar të miturin me iniciale G.R., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e të miturit.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kurse aksidenti i tretë ka ndodhur rreth 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues personin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet gruaja 59-vjeçare me iniciale T.K., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese B.K., ku ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.