Skip to content
Të Gjitha

Tre aksidente brenda dy orësh në Tiranë dhe Shkodër, një viktimë dhe dy të plagosur

· 2 min lexim

Tre aksidente kanë ndodhur brenda rreth dy  orësh në Tiranë dhe Shkodër ku ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë plagosur dy persona.

Aksidenti i parë me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve.Drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona në trotuar.28-vjeçarja Lida Hebaj është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Gjithashtu është dëmtuar personi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i nfjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.Sipas policisë, në vendngjarje ndodhet  grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë ku një 17-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga autobusi Aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 18:35, ku drejtuesi i autobusit me iniciale F.G., ka aksidentuar të miturin me iniciale G.R., i cili ndodhet   në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e të miturit.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kurse aksidenti  i tretë  ka ndodhur rreth 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues personin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet gruaja 59-vjeçare  me iniciale T.K., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese B.K., ku ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.