Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OBSH zbulon skenari më të keq nga Covid-19 për Shqipërinë dhe ia delegon përgjegjësinë e shifrave të larta qytetarëve

08:54 05/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjet çdo ditë kanë shqetësuar qytetarët lidhur me agresivitetin e Covid-19, teksa qeveria nuk duket se e ka në plan rikthimin e karantinës. Megjithatë, ka një tjetër rrugë për t’i bërë ballë kësaj situate të rënduar, që sipas përfaqësueses së OBSH në Shqipëri, Bettina Menne, vëmendja duhet treguar në radhë të parë tek institucionet shëndetësore.

“Deri tani jemi ende nën numrin 100 të shtruar në spital dhe kjo është një situatë që ka qenë pak a shumë konstante, megjithatë ka shumë mënyra që mund ta kontrollojmë këtë situatë  pa qenë e nevojshme që të kalojmë në mbyllje totale sërish, por vetëm me masa të caktuara. Është shume e rëndësishme që të merren të gjitha masat parandaluese dhe sidomos në ambiente të tilla siç janë institucionet shëndetësore, spitalet, qendrat shëndetësore e kështu me radhë. Gjithashtu theksojmë rëndësinë e të gjitha masave mbrojtëse në kompani të ndryshme industriale, në restorante, në bare dhe të gjitha ato ambiente ku kemi një numër të madh njerëzish, të cilët mblidhen aty”.- tha ajo në një intervistë për Report tv.

Sipas OBSH, ardhja e dimrit parashikon skenarin më të keq, që nuk është thjesht rikthimi i Covid-19, por prekja e moshave të reja, 15-50 vjeç, që deri tani është dukur se kanë qenë më pak të rrezikuara.

“Mbas stinës së verës do të kemi shumë shpejt dimrin dhe siç e dimë gripi është një nga sëmundjet që shfaqet më tepër në dimër sepse njerëzit rrinë më tepër në dhoma të mbyllura për një kohë më të gjatë dhe sigurisht që do të rezultojë në një numër më të lartë të sëmurësh dhe në mosha të reja, kryesisht nga 18-50 vjeç.  Ky është skenari le të themi, situata më e keqe që ne kemi parashikuar dhe të shpresojmë, shpresojmë shumë që një vaksinë të arrijë të bëhet e mundur ndoshta për një periudhë maksimale një vjeçare”.

Teksa në Shqipëri autoritetet nuk kanë ende një vendim për maskat me detyrim, përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, ka një sugjerim, sipas së cilit të gjithë personat që janë mbi 60 vjec duhet të mbajnë patjetër maskë, dhe po ashtu çdo person që ka një sëmundje.

Por përse Shqipëria u fut në “listën e zezë” të BE-së duke na mbyllur kufijtë?

“Ne gjithmonë jemi të kujdesshëm që të parashtrojmë se cilat janë vendet që kanë një rritje të rasteve apo ulje të rasteve dhe ajo që kemi pasur në një tabelë të fundit ishte paraqitje e 11 shteteve në mënyrë të cilësuar të cilat kishin një rritje të menjëhershme të konsideruar të rasteve, është marrë për bazë një mesatare progresive, 16 persona të infekuar për 100 mijë banorë dhe Shqipëria kishte 30 persona të infektuar për 100 mijë banorë, ndërkohë që mesatarja evropiane luhatej diku tek 15-16-17 persona të infektuar për 100 mijë banorë”.

Për Menne përgjegjësia e luhatjeve në shifrat e infektimeve është edhe e vetë qytetarëve.

“Është shumë e rëndësishme që të forcohen të gjitha masat paraprake dhe mbi të gjitha të ruhet distancimi fizik. Ju të rinjtë keni një rol kryesor në të gjithë këtë proces, për tu mbrojtur, për tu ruajtur dhe për të mos u infektuar, sepse jeni ju të rinjtë që me anë të propagandës, në mediat sociale, në komunikimet tuaja ti transmetoni të tjerëve të gjitha këto mesazhe, duke mbrojtur veten tuaj ju mbroni nënë tuaj, babanë tuaj, gjyshin, gjyshen, të gjithë njerëzit që keni pranë. Ky është mesazhi im kryesor për të gjithë ju për të gjithë njerëzit e këtij vendi të mrekullueshëm”.

Të lidhura

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 
Kosovë

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova mbetet pa institucione të reja, për shkak të dështimeve...

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë
Bota

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani ka pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, duke ndaluar hyrjen e inspektorëve të saj në objektet...

19:41 02/07/2025
Para

Plagosja me armë zjarri e 30 vjeçarit në Mat, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

19:41 02/07/2025
Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

19:29 02/07/2025
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

18:52 02/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.