Ministria e Shëndetësisë raportoi për 72 raste të reja ditën e sotme, ndërkohë që numri i viktimave nga Covid-19 sa vjen e shtohet. Një tjetër pacient ka ndërruar jetë, pak minuta më parë në Spitalin Infektiv. 70-vjeçari nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me Covid, me gjithë asistencën e madhe mjekësore.
Pacienti vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me Covid-19 e kanë humbur betejën me koronavirusin.