Policia e Tiranës ka njoftuar për një aksident automobilistik ku një person ka mbetur i lënduar.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se pasditen e sotme rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar.
Për pasojë, 25-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.